Sulmohen gjashtë policë në Shutkë, ja çfarë ka ndodhur

Në tregun “Evropa” në lagjen Shuto Orizare, gjashtë zyrtar policor nga Stacioni Policor Çair, duke rregulluar komunikacionin kanë hasur në probleme me një qytetar.

Marketing

Policët kanë ndaluar personin dhe i kanë kërkuar të legjitimohet, por ai, në dy raste ka startuar makinën duke goditur policët. Më pas, ka dalë nga makina dhe së bashku me disa persona tjerë kanë sulmuar edhe fizikisht policët, njoftojnë nga MPB.

Lidhur me rastin policia ka arrestuar tre persona dhe po ndërmerr masa shtesë për zbardhjen e rastit.