Sulmohen në Shkup tre persona nga Shtipi

Me 02.05.2020 në ora 13.16 në SPB Shkup është lajmëruar se në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naum Ohri” është dërguar me lëndime të rënda nga një mjet i mprehtë E.A.(25) nga Shtipi.

Marketing

Sipas rrëfimit të lënduarit, i njëjti është lënduar në afërsi të Qendrës Tregtare Mavrosaja kur ai, gruaja e tij dhe vëllai i tij janë sulmuar nga katër persona të panjohur.

Për ngjarjen është njoftuar Prokurori Publik. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Marketing