Sulmohet fizikisht një 36 vjeçar nga Tetova

Tridhjetegjashtë vjeçari N.Q. nga Tetova, gjatë ditës së djeshme në SPB-Tetovë ka denoncuar se tek sheshi i qytetit në Tetovë, ka qenë i sulmuar fizikisht nga dy persona ende të panjohur, të cilët menjëherë kanë ikur nga vendi.

Nga SPB Tetovë, konfirmojnë rastin dhe shprehen se po ndërmarrin të gjitha masat për gjetjen e sulmuesve dhe zbardhjen e plot të rastit.