Sulmohet mjeku në Spitalin e Kërçovës

Dy persona kanë sulmuar një mjek në Spitalin e Kërçovës. Sulmuesit janë thirrur në Stacionin Policor dhe kundër tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Marketing

“Dje rreth orës 13, në Repartin Intern në Spitalin e Përgjithshëm në Kërçovë, është prishur rendi publik dhe qetësia me sulmin fizik të kryer nga L.L. (24) dhe A. L. (21), mbi A. S. (35) mjek i punësuar në spital”, thotë Stefan Dimovski zëdhënësi i SPB-Ohër.

Dimovski informoi se edhe dje rreth orës 18, në rrugën magjistrale Kërçovë – Gostivar afër vendit “Sateska”, ka ndodhur një aksident midis një makine “pasat” me targa të Gostivarit të drejtuar nga A.B. (22) nga Austria dhe makinës “Reno” të drejtuar nga T.M (45) nga Shkupi.

Marketing