Një qen policie ka sulmuar një grua të moshuar e cila ishte viktimë e një operacioni anti-drogë në Angli.

Irene Collins, 73 vjeçe, u sulmua nga qeni pasi e kontrolloi shtëpinë e saj në Middlesbrough të dyshuar për një tregti droge dhe katër ditë më vonë ndërroi jetë nga plagët e marra, shkruan Sky News.

Collins u pajtua që policia të kontrollonte shtëpinë së bashku me qenin e tyre, por ky i fundit e sulmoi në kokë dhe përkundër faktit se intervenimi i policisë ishte i shpejtë pasojat ishin të mëdha më vonë për 73 vjeçaren.

Polici Mark Baines dhe qeni i tij i policisë po kërkonin një të dyshuar mashkull pasi supozohej që barte heroinë dhe 100,000 dollarë.