Sulmohet një polic në Tetovë

Dje rreth orës 16:30 është sulmuar fizikisht një polic në rrugën “Boris Kidriç” gjatë kryerjes së detyrës ku merrte një automobil të parkuar në mënyrë të parregullt së bashku me ekipin e ndërmarrjes komunale për parking të qytetit. Polici është sulmuar fizikisht nga 29 vjeçari nga Shemshova me inicialet N.S.

Marketing

Pas sulmit fizik nda policit N.S është arrestuar dhe është mbajtur në stacionin policor të Tetovës për procedurë të mëtutjeshme, si dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit, thonë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë.
Gjatë sulmit nëpunësi i policisë ka marrë lëndime trupor dhe është mbajtur në mjekim në Spitalin Klinik të Tetovës.