Sulmohet një police femër në Shkup

Prokuroria Themelore Publike Shkup deri te Gjykata Themelore Shkupi 1 në Shkup ka ngritur aktakuzë kundër një personi i cili akuzohet për veprën penale “sulm ndaj një personi zyrtar gjatë kryerjes së punëve të sigurisë”.

Marketing

I akuzuari 25 vjeçar banor i Shkupit, kumtoi sot PTHP-ja, më 13.02.2019, në një garazh nëntokësore në rrugën “Ankarska”, ka sulmuar dhe i ka shkaktuar lëndime trupore një personi të autorizuar zyrtar – nëpunëse e uniformuar e policisë.

“E dëmtuara me tre kolegë, nëpunës policorë të uniformuar nga Stacioni i policisë nga juridiksioni i përgjithshëm Karposh, kishin filluar me kontroll të veturës së dëmtuar Citron C3 e parkuar në garazh. Në atë moment nga dera e pasagjerëve ka dalë i akuzuari. Ishte urdhëruar që të ndalojë, por kishte tentuar që të ikë, ndërsa e dëmtuara që ta mbajë e kishte kapur me të dyja duart në këmbë në pjesën e nëngjunjëve. Pas kësaj, ai kishte filluar që ta sulmojë me këmbët në pjesën e kokës dhe fytyrës dhe ta bartë përgjatë asfaltit, duke i shkaktuar lëndime trupore”sqarohet në kumtesën e PTHP-së.

Duke vlerësuar se ende nuk janë përmbushur bazat ligjore për të cilat të akuzuarit tashmë i është caktuar masa e paraburgimit, theksohet në kumtesë, prokurori kompetent publik së bashku me aktakuzën deri te gjykata ka dorëzuar edhe propozim për vazhdimin e paraburgimit.