Sulmuesi i xhamive në Zelandën e Re ngarkohet me akuzën për terrorizëm

Personi i akuzuar për vrasjen e 51 personave në sulmin e xhamive të Christchurch është akuzuar për terrorizëm, thotë policia e Zelandës së Re.

Brenton Tarrant u akuzua për “përfshirje në një akt terrorist”, tha policia të martën në një deklaratë.

Ai tashmë është ngarkuar me akuza për vrasje pas sulmit në dy xhami në Christchurch më 15 mars.

Australiani duhet të vij në gjykatë në qershor.

Ky rast ishte sulmi më vdekjeprurës në Zelandën e Re.

Si rezultat, parlamenti i Zelandës së Re votoi për ndalimin e armëve gjysmë automatike të stilit ushtarak.

evn