Sulmuesit e Selës do të mbeten në burg, Apeli i konfirmoi dënimet

Gjykata e Apelit u’a vërtetoi dënimet me burg të dënuarve për sulmin ndaj Ziadin Selës në Kuvend. Ata pas marrjes së aktvendimit, nga gjykatësi për kryerje të sanksioneve duhet të marrin akt-udhëzimin që të shkojnë në burg.

Marketing

Gjykatësja nga Gjykata Themelore Shkupi 1, Sllavica Andreevska, vitin e kaluar të akuzuarit i shpalli fajtorë për shkak se me qëllim kanë tentuar ta vrasin deputetin Ziadin Sela.

Sipas aktvendimit, dënimin më të madh prej 13,6 viteve e mori Nikolla Vojminovski, ndërsa Kire Georgievski dhe Aleksandar Janevski — Toshta morën nga 13 vite burg. Nga dhjetë vite dhe gjashtë muaj dënim me burg morën Andre Micov, Nikollçe Dimitrievski, Oliver Oshavkovski dhe Kosta Dellov.

Marketing