Sundimi i ligjit në praktikë, Grubi inspekton rrënimin e objektit të Mavrovasja(FOTO)

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive Artan Grubi ka inspektuar rrënimin e objektit Mavrovasja informon TetovaSot.

Marketing

Sundimi i Ligjit është në praktikë në ndërkohë që Qeveria e re është e zotuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe shumë cështje të tjera të rëndësishme për funkionimin e shtetit të së drejtës dhe jo vetëm përcjellë TetovaSot.

Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë” bëri shembjen e ndërtesës ilegale para qendrës tregtare “Mavrovasja” në qendër të Shkupit.
Pronari i lokalit këtë e quajti vendim politik, ndërsa paralajmëroi ankesë edhe në Strazburg.
Ky vendim sipas kryeministrit Zoran Zaev erdhi pas seancës së parë të mbajtur nga ana e Qeverisë ku është vendosur që të shkatërrohet objekti i ndërtimit në mënyrë të paligjshme i cili gjendet përballë QT Mavrovasja.

SPB Shkup, Njësia për krim ekonomik deri tek Prokuroria publike ka ngritur padi penale kundër M.A. 34 vjeçar, nën dyshimin se personi në fjalë është kryeres i veprës penale “ndërtim i paligjshëm”, në bazë të Nenit 244-a nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ky objekt i kontestueshëm që u prish , për shumë javë ishte ndër temat më të diskutuara në kryeqytet.

Marketing