Një ditë e hidhur për grupin Suning , pronar i Inter dhe Fc Jiangsu, ekipi kampion në fuqi në Kinë, që sot feston ditëlindjen e njëzet e shtatë.

Sot skadoi afati i fundit për pranimin e klubit në elitën e futbollit kinez, por për shkak të vështirësive financiare menaxhmenti nuk ishte në gjendje të përmbushte zotimin.

Gjatë natës, përmes një njoftimi për shtyp, lajmi u bë zyrtar: Suning lë futbollin në Kinë. Jiangsu nuk do të menaxhohet më nga grupi i Zhang Jindong.

Kështu, Jiangsu përjashtohet kështu nga kampionati dhe nuk do të marrë pjesë në asnjë kompeticion, duke hidhëruar së tepërmi tifozët.

Image