“Superclasico” River – Boca, shtyhet përsëri

Pas kërkesës së Boka Juniors për shtyrjen e ndeshjes, presidenti i CONMEBOL ka konfirmaur se finalja do të shtyhet përsëri, por pa dhënë një datë se kur do të zhvillohet.

Marketing

Autobusi i ekipit Boca Juniors është sulmuar nga tifozët kundërshtarë gjatë rrugës për në stadiumin “Monumental”.

Kjo ka qenë kërkesa e Boca-s: “Club Atletico Boca Juniors ka bërë një kërkesë formale drejt Conmebol ditën e diel për të shtyrë ndeshjen e kthimit të finales së Copa Libertadore. Pas dhunës së treguar rrugës për në stadium dhe pasi kemi shqyrtuar magnitudën dhe seriozitetin e tyre, Boca mendon se kushtet për të luajtur ndeshjen nuk janë përmbushur dhe prandaj kërkon që sfida të pezullohet,” shkruan klubi nëpërmjet një deklarate për shtyp.

Marketing