Superkupa e Evropës luhet në praninë e tifozëve

UEFA ka filluar të punojë për rikthimin e tifozëve në tribuna.

Marketing

Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë do të lejojë tifozët të jenë pjesëmarrës në stadium në finalen e Superkupës së Evropës mes Bayern Munich dhe Sevilla, që luhet në Budapest, më 24 shtator.

Të gjitha ndeshjet së fundi në Ligën e Kampionëve dhe në Ligën e Evropës janë zhvilluar pas dyerve të mbyllura, dhe Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, do të lejojë pjesëmarrje prej 30 për qind të tifozëve, me ‘Puskas Arena’ që ka kapacitet prej 67 mijë ulëseve.

Sidoqoftë, UEFA ka vendosur që të gjitha ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve të luhen pa praninë e tifozëve, deri në një vendim tjetër.

Kujtojmë se pas përhapjes së COVID-19 në botë, ndeshjet e futbollit janë duke u luajtur pas dyerve të mbyllura.