Superkupa e Spanjës do të zhvillohet në Arabinë Saudite?

Arabia Saudite mund të jetë nikoqire e Superkupës së Spanjës.
Superkupa e Spanjës mund të ketë disa ndryshime, duke filluar nga vendi se ku luhet, deri tek numri i skuadrave.

‘The Sun’ shkruan se Superkupa e Spanjës mund të zhvillohet në Arabinë Saudite, transmeton lajmi.net.
Barcelona, Atletico Madrid, Real Madrid dhe Valencia mund të jenë katër skuadrat që do të marrin pjesë në këtë organizim.
Edhe pse vendi nuk dihet akoma sigurt se ku do të mbahet, sot është hedhur shorti ku janë mësuar çiftet.

Barcelona përballet me Atletico Madrid në gjysmëfinale, kurse Real Madrid me Valencian.
Gjysmëfinalet do të luhen më 8 dhe 9 janar.

evn