Veton Surroi, a Kosovo opposition leader, talks to an Associated Press writer in London, Wednesday, Sept. 19, 2007. A top ethnic Albanian negotiator declared major talks about Kosovo's future to be irrelevant Wednesday, saying Kosovo would be independent soon _ regardless of international efforts to resolve questions about its political status. (AP Photo/Sang Tan)

Publicisti dhe shkrimtari Veton Surroi ka thënë se takimet që ai ka pasur me Haradinajn dhe Veselin kanë qenë të paracaktuara një javë më parë dhe se ato takime kanë koinciduar me ngjarjet e ditës së sotme. “Takimi ka qenë i hapur. Aty u takuam edhe me ambasadorin amerikan, i cili kishte përfunduar një takim dhe po largohej”, tha Surroi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini Surroi ka thënë se mund të bëhet pjesë e ekipit negociator nëse ka një konsensus, përndryshe nuk pranon të jetë pjesë e ekipit.

Sa i përket një takimi të mundshëm me Thaçin, publicisti thotë se Kosova është vend i vogël dhe është e vështirë t’u ikësh takimeve me liderët e subjekteve politike. “Kam kontakte me Blerim Shalën, sepse edhe kemi njohje nga e kaluara”, tha Surroi Surroi ka thënë se ai dëshiron të ndihmojë me eksperiencën e tij, por nuk mund të ndihmojë në krijimin e një uniteti. Ai ka thënë se Kosova nuk ka pasur koncept për të biseduar me Serbinë. “Në momentin kur ne kemi pranuar të bisedojmë me Serbinë për territore, ne e kemi vënë në diskutim sovranitetin e shtetit tonë”, tha Surroi.