Svilanoviq: Qytetarët ta njohin vlerën e madhe të këtij referendumi

Goran Svilanoviq, ish ministër i Punëve të Jashtme të Jugosllavisë, nga 1 janari i vitit 2013 është sekretar i përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal me seli në Sarajevë, BeH. Në kërkesë të MIA-s, Svilanoviq dërgoi porosi deri te qytetarët e Maqedonisë për referendumin e ardhshëm në Maqedoni.

Marketing

“Gjithsesi se referendumi është çështje kombëtare. Por, vetëm referendumi i suksesshëm do të hapë perspektivë dhe potencial të madh. Me të vetë qytetarët do të kenë mundësi të vendosin pikë në kontestin që mbi 25 vite e bllokonte përparimin e vërtetë dhe proceset integruese në vend.

Marrëveshjen që e arritën kryeministrat Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, sipas tij, është i guximshëm, i madh, historik dhe inkurajues për tërë rajonin, sepse jep potencial të freskët, jo vetëm për bashkëpunimin në integrimet euroatlantike, por edhe për zhvillimin e mëtutjeshëm ekonomik të vendit, si dhe tërë rajonit.

“Pres pas referendumit të suksesshëm, vendet anëtare të Bashkimit Evropian t’i operacionalizojnë konkluzionet e Këshillit Evropian për fillim të negociatave. Për pritje është procesi i negociatave të rrjedhë me tempo solide për shkak të faktit që vendi deri tani arriti nivel të lartë të harmonizimit në ligjvënien me BE-në.

Svilanoviq konsideron se e rëndësishme është që qytetarët ta njohin vlerën e madhe të këtij referendumi, duke i marrë parasysh perspektivat dhe mundësitë që i sjell Bashkimi Evropian, dhe në të të sjellin vendim përgjegjës për të ardhmen e tyre dhe për të ardhmen e gjeneratave të ardhshme.
“Strategjia evropiane për zgjerim e publikuar në shkurt të këtij viti është qartë- e pamundur ndërsa integrimi në BE me konteste bilaterale të pazgjidhura, që do të thotë se imperativ është zgjidhja e përhershme e problemit kompleks bilateral.

Rrjedha pozitive e referendumit dhe implementimi i tërësishëm i marrëveshjes mes Shkupit dhe Athinës mund t’i ndërrojnë rregullat e lojës dhe pozitivisht të ndikojnë mbi sfidat tjera në rajon. Rrjedha pozitive do të ndikojë edhe ndaj sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon. Me atë, referendumi i suksesshëm do t’i lirojë kapacitetet serioze ndërkombëtare diplomatike të fokusohen dhe t’i zgjidhin edhe çështjet tjera kritike në rajon.

Marketing