Syla: Ziadin Sela ia trazoi kockat Arbën Xhaferit me koalicionin me Gashin

Analisti i njohur kosovar, Valon Syla duke iu referuar një shkrimi të një eksponenti të partisë Alternativa, ka komentuar edhe aktualitetin politik në Maqedoni, gjegjësisht koalicion e ASH-së me Afrim Gashin. Sipas tij, Ziadin Sela në vend se ta orienton popullin shqiptarë drejt rrugës së Arbën Xhaferit, ai sipas tij ka shkuar përtej kësaj rruge.

Marketing

“Tragjike është kur e sheh qiftin e Zijadin Selës si pretendet i ‘Rrugës së Arbën Xhaferit’, shikon të gjejë aleancë me xhonturqit e vonuar të Maqedonisë, me manifeste politike islamike alla ‘xhemijeti’ në kërkim të shpëtimit politik… Për Alternativën dihet, por Sela po na shokon neve shqiptarëve përtej kufijve të Maqedonisë”, vlerëson Syla.

Ndryshe, në një shkrim të fundit, Dështimi i reprizës “2020” anëtari i kryesisë së Alternativës, Zeqirja Ibrahimi ka thënë se partia e tij dhe ai janë gjeneratë që edukohen politikisht me Xhemijetin e Ferhat Dragës dhe qajnë si fëmijë me këngët për Adem Jasharin e Harun Aliun.

I ashpër në kritikën e tij ndaj këtij pretendimi ka qenë edhe botuesi i të përditshmes KOHA, Arben Ratkoceri. Sipas tij, Ibrahimi ua lëviz kockat Adem Jasharit, Azem Moranës, Sylë Hotlës e Harun Aliut me Xhemijetin e Ferhat Dragës.

Marketing