Sylejman Selimi dhe Ramiz Lladrovci përgëzojnë Ali Ahmetin: Krenar me jetën dhe veprën Tuaj!

Gjeneral Sylejman Selimi-Sulltani dhe Ramiz Lladrovci, kanë biseduar me Ali Ahmetin, duke e përgëzuar për suksesin në zgjedhje, numrin e deputetëve shqiptarë si dhe unitetin qytetarë të dëshmuar në zgjedhjet e fundit.
Me Sulltanin, ia shprehëm gjithë respektin dhe falënderimin Ali Ahmetit për angazhimin me decenie për lirinë e shqiptarëve në ish Jugosllavi, për çlirimin e Kosovës dhe mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve kudo ata jetojnë, ka shkruar z. Ramiz Lladrovci në fb.
Ja postimi i plotë i tij në fb:
Së bashku me Gjeneral Sylejman Selimin-Sulltanin, biseduam me liderin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmetin.
Urimet e përgëzimet e para shkuan për fushatën e suksesshme zgjedhore e në veçanti rezultati zgjedhor, fitorja bindëse e BDI-së që tejkalonte pritshmëritë, si dhe për pjesëmarrjen në zgjedhje dhe numrin e madh të deputetëve të zgjedhur shqiptarë.
Përgëzimet vijuan për unitetin qytetarë e kombëtar, përkundër joshjes dhe ofertave joserioze në fushatë, si dhe mundësinë serioze për emërimin e Kryeministrit të parë shqiptar.
Me Sulltanin, ia shprehëm gjithë respektin dhe falënderimin Ali Ahmetit për angazhimin me decenie për lirinë e shqiptarëve në ish Jugosllavi, për çlirimin e Kosovës dhe mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve kudo ata jetojnë.
I shprehëm Abaz Gjukës po ashtu admirimin tonë për faktorizimin e shqiptarëve në skenën politike në Maqedoninë e Veriut, duke i uruar shëndet dhe suksese në misionin atdhetar e politik për unifikimin e shqiptarëve si dhe udhëheqjen e tyre drejt fitoreve të reja për barazi dhe mirëqenie.
Krenar me jetën dhe veprën Tuaj, Ali Ahmeti!
 

 

Marketing