Sylejmani: Ali Ahmeti në Hagë

ALI AHMETI NË HAGË
Lajm i madh! Lajm që përhapet me shpejtësi zëri! Gjemojnë mjetet e informimit, të shkruara dhe elektronike! Edhe Ali Ahmetit i është dorëzuar ftesa për në Gjyqin e Hagës! Është ftuar në Hagë edhe Ali Ahmeti! Haga e fton Ali Ahmetin dëshmitar! Ali Ahmeti ka pranuar dhe do të shkojë në Hagë!
Në Hagë janë shokët, bashkeveprimtarët dhe bashkëluftëtarët e Tij! Në Hagë janë ftuar disa nga themeluesit e UÇK-së! Ali Ahmeti edhe me Hagën tregon se është biri i madh dhe udhëheqësi i lavdishëm i popullit shqiptar!
Gjykata Speciale thërret për të dëshmuar udhëheqësin e shquar të LPK-së, njërin prej themeluesve të parë të UÇK-së dhe Anëtarin e Shtabit Qëndror të sajë, shqiptarin me shtat të vogël por me zemër të madhe Ali Ahmetin!
Te Ali Ahmeti, te kjo krijesë e famshme, qëndron një thesar i madh i Atdheut e Kombit, sepse në ballë të popullit shqiptar, është vënë lavdindrituri, dhe në udheheqje të shqiptarizmës dirigjon me shkathtësi e profesionalizëm, prej politikani patriot e veprimtari kombëtar, që shtetin dhe funksionimin ligjor i ka për popullin e Atdheun! Ali Ahmeti, shtetin e ka para pushtetit personal politik dhe partiak, epërsi këto që Kombit të Tij ia rritë nderin dhe famën për çdo ditë, që në Maqedoninë e Veriut tokën e Atdheut të të parëve të tij e ruan si sytë e ballit!
Ali Ahmeti njëri ndër themeluesit e UÇK-së, UÇPMB-së dhe i UÇK-së në Maqedoni, do të shkëlejë në Tribunalin Ndërkombëtar, do ti tregojë gjithë botës se ka zot populli shqiptar!
Komondanti i Shtabit të Pergjithshëm e Përfaqësuesi Politik i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Kryetari i BDI-së, është i pari dhe dhe deri tash i vetmi shqiptar jashtë kufinjëve politik të Kosvës, të shqiptarëve në ish-jugosllavi, që ftohet në Tribunalin Ndërkombëtar për Kosovën në Hagë!
Ftesa e Hagës për Ali Ahmetin është edhe një dëshmi më shumë se sa thellë e në çfarë përmase ishte i përfshirë për fillimin e luftës, për oranizimin e saj, për zhvillimin me sukses të saj, për rritjen dhe fuqizimin e UÇK-së, për çlirimin e Kosovës dhe Pavaresinë e saj nga Serbia pushtuese!
Ftesa në Hagë për Ali Ahmetin është edhe një argument me shumë, se sa shumë e pazgjidhshëm është i lidhur me Kosovën e tij të dashur e të shtrenjtë, Lideri karizmatik shqiptar nga Zajazi Legjendarë i Maqedonisë së Veriut!
Populli shqiptar në Maqedoninë e Veriut me ftesën që i ka ardhur Udhëheqësit të tij të dashur, të nderuar e të shtrenjtë, duhet të ndjehet i knaqur dhe i lumtur, sepse edhe kështu në këtë formë aspak të dëshiruar nga çdo pjestar shqiptar, por po dëshmohet se kontributi i bijëve të tij që kanë lindur në truallin e lashtë të të parëve tanë në luftën për çlirimin e Kosovës, është i madh dhe kolosal!
Thirja ne prcesin e Hagës te personalitetit emblematik te çështjës kombëtare Ali Ahmeti, është edhe nje gurë prove për luftëtarin e madh kombëtar!
Tribunalit te Hagës, përfshirja në procesin e saj kundër luftëtarëve, komandantëve e themeluesve të UÇK-së në pergjithësi dhe kjo e Ali Ahmetit në veçanti, i jep dimension edhe më të madh dhe shpresë se njëllosja e luftës legjendare të UÇK-së do të dështojë me turp!
Ismet Sylejmani Prishtinë, 23 Korrik 2020!
Marketing