Ta mbështesim diversitetin – të vrapojmë për fëmijët me Sindromin Daun „Run for Down“

Me rastin e Ditës Botërore të Personave me Sindromin Daun, nesër në orën 11 në Parkun e Qytetit te Guaca do të mbahet garë humanitare për fëmijë me Sindromin Daun– „Run for Down“, në organizim të klubit të skermës “Eskrim”, i cili katërvite me radhë organizon ngjarjen humanitare për këta persona.

Marketing

Organizatorja e garës dhe kryetari e klubit “Eskrim”, BiljanaKuzmanovska, deklaroi se klubi i skermës zhvilloi një platformë me të cilën u përfshi në punën me persona me pengesa, më saktësisht punë me fëmijë me SindrominDaun, dhe se ka përparim evident në zhvillimin e tyre të përgjithshëm.

Kuzmanovska shprehet se skerma si sport është i jashtëzakonshëm për zhvillimin e shëndetshëm psikologjik të fëmijëve dhe të rinjve, meqë jep një paletë të gjerë të aftësive që zhvillohen.

“Tashmë pesë vite punojmë vullnetarisht me këta fëmijë, për të cilët furnizuam pajisje speciale për skermë nga Suedia, e edhe ene si trajnerë edukohemi për këtë punë në Mbretërinë e Suedisë”, tha Kuzmanovska.

Ajo na tregoi se këta fëmijë punojnë ushtrime për zhvillimin e motorikës, mirëmbajtjen e tonusit të muskujve, si dhe trajnime që u mundësojnë pavarësi më të madhe në jetë dhe që do t’ua lehtësojnë përditshmërinë.

“Nga kjo perspektivë, pas punës disavjeçare me fëmijët me SindrominDaun shënojmë një përparim të dukshëm në zhvillimin e të gjitha aftësive motorike, pavarësi në realizimin e ushtrimeve, tonus më të mirë të muskujve, reagim të përmirësuar adekuat. Inkluzioni, gjithashtu jep rezultate, meqë me këtë fëmijë kemi edhe aktivitete jashtë sallës, ndaj kështu paraqitemi në “Vizer maratonën e Shkupit” tashmë disa vite me radhë, i dërguam në kalërim në Galiçnik, orë të përbashkëta në skermë”, shprehet Kuzmanovska për MIA.

Thekson se aktiviteti i tyre ka kontribuar në ngritjen e vetëdijes për këta fëmijë, ndërsa reagimi, shprehet Kuzmanovska, madje edhe te kompanitë përgjegjëse shoqërore para pesë viteve dhe sot nuk është e njëjtë.

“Sivjet, tashmë kemi kompani që lajmërohen për pjesëmarrje në garën humanitare me ekipe të tyre. Në dy-tre vitet e fundit filluan edhe klube tjera sportive t’i hapin dyert për fëmijët me SindrominDaun, kështu që ata kanë më shumë aktivitete si zgjedhje ku do të kishin mundur të marrin pjesë”, shton Kuzmanovska.

Klubi i skermës “Eskrim” ekziston shtatë vite dhe është klubi më masiv dhe me më shumë trofe në Maqedoni. Fitojnë çmime në gara vendore dhe jashtë vendit. Punojnë me fëmijë që nga mosha pesë vjeçe e sipër të ndarë në dy grupe, edhe atë në një termin me fëmijë nga pesë-dhjetë vjeç dhe në terminin e dytë me fëmijë mbi 10 vjeç.

Kuzmanovska shprehet se një numër gjithnjë e më i madh i njerëzve përfshihen në këtë ngjarje humanitare, ndërsa sivjet mjetet e mbledhura nga kotizimi do të dedikohen për Qendrën ditore për fëmijë me SindrominDaun.

Aplikimi për këtë ngjarje është në linkun vijues www.smartrace.club.

Dita Botërore e Personave me Sindromin Daun është vendosur në vitin 2006 dhe shënohet me aktivitete të ndryshme, si shfaqje teatrore, punëtori, gara.

Data është zgjedhur simbolikisht – 21 ditë nga muaji i tretë i vitit, në shenjë të trisomisë, 21 kromozome që e shkaktojnë Sindromin Daun.

Sivjet Dita Botërore e Personave me Sindromin Daun shënohet me moton “Mos e anashkalo askënd” dhe se secili person me Daun duhet t’i ketë të njëjtat mundësi si edhe çdokush tjetër, në çdo sferë të jetës.

Në vend kjo ditë u shënua në më shumë shkolla me sloganin “Ngjyra laramane për mbështetjen e diversitetit”, ndërsa në shenjë të mbështetjes për personat me Sindromin Daun mbaheshin çorape të larme dhe i kanë lyer thonjtë me ngjyra të ndryshme.

Marketing