Tabela të reja basketbolli në fushën e sportit në LAGJEN GAZI BABË

⛹🏻‍♀️⛹🏻Këtë fundjavë ekipet tona të punës vendosën tabela të reja të basketbollit në fushën e sportit në Lagjen Gazi Babë.

Marketing

🚧Ky aktivitet është në vazhdën e mirëmbajtjes së terreneve sportive që po e bëjmë në territorin e Komunës së Çairit. Ndërsa synimi ynë është krijimi i kushteve moderne që të rinjtë të merren me aktivitete sportive.

✅Na mbetet, bashkë me juve qytetarë të nderuar, që me kujdesin më të madh t’i ruajmë këto fusha sporti, sepse kur kemi hapësira moderne dhe të standardizuara ku të rinjtë mund të merren me sport, kemi edhe shoqëri të shëndoshë.