Tahiri: Lufta e UÇK’së ishte e shenjtë, kufijtë e Kosovës do t’i ruajmë gjithmonë

Ish-ministrja Edita Tahiri që ka udhëhequr Kosovën në bisedimet e Brukselit me Serbinë, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në vend, ftesave të Gjykatës Speciale e dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit.
Ajo thotë se lufta e UÇK’së ka qenë e drejtë dhe e shenjtë, ndërsa ka potencuar se Kosova është një shtet i pavarur me kufij të paprekur.

Marketing

“Lufta jone për pavarësi ka qene e drejt dhe e shenjte. Fitorja jone është historike. Kosova shtet i pavarur dhe sovran me kufijtë e saj do te jete gjithmonë dhe do ta ruajmë me te gjitha mjetet. Askush nuk mund ta diskreditoj luftën tone për pavarësi, as te UÇK dhe as te LDK. Ne kemi vizion euro-atlantik dhe aleance te fuqishme me perëndimin, ne krye me SHBA dhe partneret evropian, Gjermaninë, Mbretërinë e Bashkuar, Francën etj. Kosova ka bashkëpunuar dhe do te bashkëpunoj me drejtësinë ndërkombëtare por lufta jone për liri do te mbetet e shenjte dhe e paprekur🇦🇱🇽”, ka shkruar Tahiri.

Ish-kryenegociatorja është një prej kundërshtareve më të rrepta të idesë për korrigjim të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si rrugë që do të dërgonte drejt një zgjidhje finale.

Marketing