Duket se Skender Buzaku nuk e ka mbështetjen e ish-sekretarit të përgjithshëm të BFI-së, Afrim Tahiri. Në një komunikatë drejtuar mediave, Tahiri që në vitin 2015 bashkë me Buzakun dhe disa tjerë tentuan të marrin kontrollin e BFI-së, thotë që Lëvizja e ashtuquajtur “Lëvizja Myslimane për Reforma në BFI” qartë dhe në mënyrë shumë transparente ka bërë me dije se si duhet të kryhen reformat dhe të gjitha ndryshimet e patjetërsueshme brenda BFI-së, duke i respektuar të gjitha normat kushtetuese, aktet juridike si dhe rregulloret e brendshme që rregullojnë funksionimin legjitim të organeve të BFI-së dhe që sigurojnë mbarëvajtje të zhvillimit të jetës fetare islame në RM, transmeton gazeta KOHA.

“Jemi thellësisht të indinjuar nga disa përpjekje të strukturave të caktuara të dyshimta që, me rastin e fundit që po ndodhë në Bashkësinë Fetare Islame në RMV, ta ndërlidhin dhe emrin e LËVIZJES MYSLIMANE PËR REFORMA NË BFI TË RM! Kategorikisht i mohojmë këto dezinformata dhe, nën përgjegjësinë morale e penale nënvizojmë se, kjo Lëvizje nuk është pjesë e skenarëve që kurdisen në Konak të Sulejman Rexhepit e që ‘zbatohen’ turpshëm në BFI.

Lëvizja Myslimane për Reforma në BFI të RM përmes PLATFORMËS së vet qartë dhe në mënyrë shumë transparente ka bërë me dije se si duhet të kryhen reformat dhe të gjitha ndryshimet e patjetërsueshme brenda BFI-së, duke i respektuar të gjitha normat kushtetuese, aktet juridike si dhe rregulloret e brendshme që rregullojnë funksionimin legjitim të organeve të BFI-së dhe që sigurojnë mbarëvajtje të zhvillimit të jetës fetare islame në RM”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Myslimane për Reforma në BFI, të shoqëruar me foton e Tahirit.

Ndryshe, Tahiri dhe Buzaku kanë qenë bashkëpunëtorë të ngushtë në BFI, ndërsa në 2015, kur ndodhi puçi kundër Rexhepit, që të dy ishin pjesë e atyre që u futën në selinë e BFI-së.

evn