Tahiri takoi shefat e grupeve kuvendare në KK për konsultime

Kryetari i Komunës Xhafer Tahiri, ka takuar sot shefat e grupeve kuvendare në Kuvendin e Komunës, Bahrie Ademi, shef i GP VV, Ilmi Azemi, shef i GP PDK dhe Nezir Klinaku, Kryetar i LB në Kuvendin e Komunës për konsultime lidhur me seancën e Kuvendit për vendosjen e bizneseve në Zonën Ekonomike në Lumadh. GP i LDK i ka dhënë mbështetje mbajtjes së seancës për këtë qëllim.

 Takimi u zhvillua në frymë konstruktive ku mbizotroi qëndrimi se ky projekt është i rëndësisë jetike për qytetarët dhe sa më parë duhet të jetësohet. 

Marketing

Kryetari Tahiri i njoftoi të pranishmit se Komuna e Vushtrrisë përkatësisht Komisioni i Kuvendit ka pasur takim të ndarë edhe me GP të VV-së, ku 3 asambleist të VV janë informuar për tërë procesin me cka janë adresuar kërkesat e këtij grupi politik që ka pasur në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit e të cilën seancë e braktisën.

 Kryetari Tahiri ka kërkuar nga të gjithë asambleistët që të përkrahin projektin më të rëndësishëm ekonomik të Vushtrrisë, ku parashihen mbi 813 vende të reja të punës dhe mbi 22 milion euro investime.

Marketing