Takim Bexheti- Abdullahi, në fokus aplikimi në programin për përkrahje financiare të komunave

Kryetari i komunës së Sarajit Blerim  Bexheti takoi zv. Drejtorin e Agjencionit për përkrahje finansiare në bujqësi dhe zhvillim rural, z. Remzi Abdullai, ku u diskutua në lidhje me mundësitë që komuna mund të aplikoj në programën për përkrahje finansiare të komunave.
Z. Abdullai gjithashtu njoftoi për mundësitë që sektori privat, blegtorët, bujqit mund të aplikojnë në programe me projekte të ndryshme, ku 65% nga vlera e projektit do të mbulohet me subvencionim nga agjensioni.
Kjo është një ndihmë e madhe për hapjen e një biznesi të rri, gjithashtu stimulon bizneset egzistuese që ata të zhvillojnë veprimtaritë e tyre edhe më shumë.
Komuna e Sarajit ka një bashkëpunim të mrekullueshëm me agjensionin dhe përvojë të shkëlqyeshme në realizimin e projekteve në infrastrukture dhe sferat tjera. Besojmë që ky bashkëpunim të vazhdoj edhe më tej.
Marketing