Takim Ganiu-Bushi, në fokus rrugët njëkahëshe dhe siguria e qytetarëve të Çairit

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu zhvilloi sot takim pune me zv/ ministrin e punëve të brendshme Nazim Bushi. Në fokus të takimit ishin rrugët njëkahëshe dhe siguria e qytetarëve të Çairit . Në takim morën pjesë edhe  ndihmës drejtori i Byrosë për Siguri Publike Shefik Bajrami dhe komandanti i stacionit policor  Enver Selami . Në rjetin social fejsbuk kreu i komunës së Çairit Gabiu , shkruan se takimi në fjalë  dëshmon për qasjen konstruktive të bashkëpunimit të përditshëm që kemi në shërbim të sigurisë së qytetarëve.
‘Kësaj rradhe, përveç raportit të veprimit efikas të shërbimeve të rendit dhe qetësisë publike në territorin e Çairit, trajtuam një çështje mjaft të rëndësishme siç është rregullimi i regjimit të komunikacionit me rrugë njëkahëshe, për realizimin e së cilës filluam hapat e koordinimit. Së shpejti, regjimi i rrugëve njëkahëshe në komunën tonë do të bëhet realitet!-thotë Ganiu.
Marketing