Takim Ganiu – Muça, së bashku për krijimin e hapësirave të gjelbërta dhe vendosje të pajisjeve urbane

Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu ka realizuar takim me drejtorin për Pargje dhe Gjelbërime Ardian Muça me qëllim thellimin e bashkëpunimit mes dy palëve në këtë komunë.

Marketing

Siç njoftoi kryetari Ganiu, fokusi i bashkëpunimit është në krijimin e hapësirave të reja të gjelbërta, si dhe vendosjen e pajisjeve urbane, ndriçimit publik, korsi për qarkullim si dhe mbjellje të gjelbërimit dhe luleve të reja).

“Për të vazhduar me bashkëpunimin e suksesshëm në drejtim të riparimit dhe krijimit të sa më shumë hapësirave të gjelbërta në territorin e Çairit, realizova takim koordinues pune me drejtorin e Ndërmarrjes Publike “Parqet dhe Gjelbërimet”, Ardijan Muça.

Të fokusuar për të punuar paralelisht, Komuna e Çairit me vendosjen e pajisjeve urbane (shportave për mbeturina dhe ulëse parku), ndriçimit publik në zonat e parkut, korsive për qarkullim të qytetarëve nëpër të njejtat, ndërsa shërbimet e ndërmarrjes me përkujdesin për pjesën hortikulturore (mbjelljen e gjelbërimit dhe luleve të reja)”, thuhet në kumtesën e kryetarit të komunës së Çairit, Visar Ganiu.

Marketing