Takim Halili- Akiku, në fokus bashkërëndimi dhe koordinimi i aktiviteteve në interes të qytetarëve

Drejtori i NP Radiodifuzioni Nacional Festim Halili takoi drejtorin e Agjencionit për Komunikime Elektronike, Jeton Akiku, shkruan Aktuale.mk

Marketing

Në fokus të takimit ishin bashkërëndimi dhe koordinimi i aktiviteteve në interes të qytetarëve dhe fushëveprimeve të përbashkëta të dy institucioneve.

Agjenda evropiane digjitale për Ballkanin Perendimor paraqet bërthamën e lehtësimit të jetës së qytetarëve duke u bazuar në:

✔ Investimet në konektivitetin e rrjetit broadband (brez i gjerë)

✔ Rritja e sigurisë kibernetike dhe digjitalizimit të industrisë

✔Forcimi i ekonomisë digjitale dhe shoqërore

✔Avancimi dhe nxitja e hulumtimeve dhe inovacioneve