Takim i Kryetarit Xhaferi me Presidenten e Gjeorgjisë, Zurabishvili

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot kishte drekë pune me Presidenten e Gjeorgjisë, SH.S. Sallome Zurabishvili, në të cilën i uroi presidentes gjeorgjiane qëndrim të këndshëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me shpresë se më në fund, pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Gjeorgjinë në vitin 2019, do të fillojmë një periudhë të komunikimit më intensiv dhe bashkëpunimit politik në nivel të lartë. Në fakt, edhe vetë vizita e Presidentes së Gjeorgjisë paraqet fillimin e bashkëpunimit të lartë dhe mundësisë për avancimin dhe intensifikimin e komunikimit bilateral në çdo fushë. Në këtë kontekst, Kryetari Xhaferi shprehu kënaqësi për atë që në Parlamentin e Gjeorgjisë është formuar Grup Parlamentar tri anëtarësh i Bashkëpunimit me Kuvendin tonë, dhe për këtë ia ktheu se deri në fund të këtij muaji, edhe në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të formohet Grupi Parlamentar i Bashkëpunimit me Parlamentin e Gjeorgjisë.
Ai e përshëndeti edhe nënshkrimin e sotëm të “Marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Gjeorgjisë për abrogimin e vizave” dhe të Memorandumit për bashkëpunim në fushën e kulturës me fjalët “Më gëzon nënshkrimi i këtyre Marrëveshjeve, kjo do të jetë një mundësi e mirë për komunikim dhe bashkëpunim më të mirë ndërmjet dy vendeve.”
Presidentja e Gjeorgjisë, SH.S. Sallome Zurabishvili shprehu kënaqësi për pritjen e ngrohtë dhe miqësore në vendin tonë dhe falënderoi për mundësinë për takim me Kryetarin e Kuvendit, Xhaferi. Ajo foli për rëndësinë e marrëveshjeve të nënshkruara të ndërsjella me mikpritësin e saj, Presidentin Pendarovski, për të dyja vendet, dhe theksoi se pret në periudhën e ardhshme intensifikimin dhe thellimin e bashkëpunimit politik dhe ekonomik ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Gjeorgjisë në çdo fushë.

Marketing

Marketing