Takim i Mickoskit me anëtarët e Delegacionit të PE-së

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski sot (1 mars 2019) së bashku me nënkryetarin e VMRO-DPMNE-së Aleksandar Nikolloski në Shkup, në zyrën e përfaqësisë së Bashkimit Evropian realizuan drekë pune me Eurodeputetët Eduard Kukan, Knut Flenkenshtajn dhe takim me eurodeputetët Kristijan Dan Preda, Ilhan Kouçuk dhe euroambasadorin Samoil Zhbogar.

Marketing

Në takim kryetari Mickoski e ka potencuar gjendjen e keqe politike dhe ekonomike dhe vonesën me plotësimin e obligimeve nga euroagjenda.

Mickoski theksoi se pushteti inkuadron ambient jodemokratik dhe ndarje të shoqërisë duke u shërbyer me presione dhe ndjekje ndaj opozitës dhe kundërshtarëve dhe në kushte të tilla të krijuara nga pushteti, VMRO-DPMNE vendosi ta ngrijë pjesëmarrjen e saj në procesin Zhan Mone, duke e vlerësuar funksionin e saj me metoda të pajustifikueshme me të cilin shërbehet pushteti.

Mickoski potencoi se korrupsioni dhe krimi mbesin një nga problemet kryesore në shtet, si dhe mungesa e shtetit juridik dhe qeverisja e së drejtës. Pushteti krijon sistem në të cilin kemi gjyqësi të varur, prokurori të politizuar të cilat vendosen në funksion të qëllimeve politike të partisë aktuale në pushtet. Tërë kjo kontribuon në ngecje të mëdha të reformave të lidhura me agjendën evropiane e cila nuk është prioritet për qeverinë aktuale.

Nga ana e VMRO-DPMNE-së ishte theksuar se duhet të mundësohet prokuror publik në propozim të opozitës i cili do të ballafaqohet me dyshimet për krim dhe të mundësojë luftë kundër korrupsionit, dhe se pushteti duhet ta pranojë këtë kërkesë derisa me të vërtetë në mënyrë thelbësore përpiqet për shtet juridik dhe qeverisje të së drejtës.

Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së

Marketing