Takim i Pendarovskit në Manastir në suaza të projektit “Ballë për ballë me Presidentin”

Pas ndërprerjeve disamuajshe për shkak të pandemisë së KOVID-19,  prej dje pasdite në Manastir, vazhdon realizimi i projektit “Ballë për ballë me Presidentin”.

Marketing

Siç kumtuan nga kabineti i presidentit, në suaza të  vizitës në komunë, presidenti Stevo Pendarovski është takuar me  individë të shquar dhe me përfaqësues të subjekteve juridike, të cilët me talentin e tyre  dhe përmes implementimit të ideve të tyre kontribuojnë për zhvillim të Manastirit, por edhe të shoqërisë në përgjithësi.

Duke i bashkuar  idetë e përbashkëta, Nikolla Tançevski dhe Zllate Veljanovski e realizojnë projektin për prodhimtari  të nano bio polimerit. Në bisedë me presidentin Pendarovski, ata sqaruan se  kjo përgatitje e lëngshme mundet në masë të madhe ta zvogëlojë aerondotjen.  Nano bio-polimeri, siç potencoi Tançevski i absorbon  dhe e parandalon  emisionin e grimcave PM 2,5 dhe PM 10,  të cilat krijohen  gjatë kryerjes së punëve ndërtimore, ndërtimin e rrugëve ose nxjerrja sipërfaqësore e xehes. Këtë inovacion, kompania Bizifaj e prodhon nga polimerët ekologjik të burimeve të ripërtërira.

Presidenti Pendarovski e vizitoi edhe punëtorinë  e Marjanço Atanasovski. Marjanço nga aparatet e vjetra, të papërdorura, përpunon pjesë të ndryshme ose aparate elektronike funksionale  të kompletuara, këtë proces e incizon,  ndërsa pastaj videot i publikon  në kanalin e tij në Youtube. Hacktuber ka rreth 1,2 milion ndjekës, ndërsa videot e Marjanços deri tani gjithsej kanë  207,5 milion shikime.

Pjesë e pashmangshme “Ballë për ballë me Presidentin” edhe në Manastir ishte takimi me përfaqësuesit e mediumeve  lokale dhe rajonale dhe me gazetarët “korrespondentë për mediumet  kombëtare. Duke folur për sfidat aktuale me të cilat përballen, gazetarët  i theksuan  problemet financiare, si dhe zvogëlimi i rrjetit të korrespondetëve. Në takim presidenti  Pendarovski shprehu  mbështetje për mediumet  dhe theksoi se duhet  të ngritet vetëdija për njohuritë e mediumeve rajonale dhe lokale, duke e marrë parasysh rolin e tyre dhe kontributin për letërsinë mediatike, informimin në kohë dhe profesional për mjedisin nga i cili vijnë.

“Projekti “Ballë për ballë me Presidentin” u mundëson qytetarëve  nga vendet e ndryshme në Maqedoninë e Veriut të kenë mundësi të takohen me presidentin Pendarovski dhe personalisht t’ia sqarojnë problemet, idetë për tejkalimin e tyre, sfidat me të cilat përballen çdo ditë, si dhe tregimet e suksesshme lokale të cilat shpesh herë kanë vlerë për të gjithë vendin dhe jashtë kufijve të saj.

Marketing