Takim i ri i grupeve punuese për statusin e ardhshëm të PSP-së

Ekipet punuese të pushtetit dhe opozitës sot do të mbajnë takim pune në përpjekje që të arrijnë pajtueshmëri për ligjin për prokurori publike, me të cilin duhet të zgjidhet statusi i ardhshëm i PSP-së.

Takimi është caktuar në ora 18 në Ministrinë e Drejtësisë.
Dy palët edhe pse insistojnë në qëndrimet e tyre, thonë se bisedimet nuk kanë dështuar.

Zaevi pardje në duelin televiziv me Mickovskin paralajmëroi se do të pranojë gjithçka që nuk nënkupton mbrojtje të krimit dhe është në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet. Në Fejsbuk, pas duelit, shkroi se PSP-ja tashmë është kapacitet i krijuar institucional dhe nuk ka nevojë të shkatërrohet.

“Përkundrazi, sikur ai duhet të zhvillohen të gjithë të tjerët. Për këtë me ligjin e ri. PSP-ja do të jetë sektor në prokurorinë publike me ingerenca të qarta. Problemi për opozitën është që dukshëm dëshiron ta mbrojë krimin, kështu që nuk e mbështet këtë ligj reformues. Përgjigjuni në pyetjen e thjeshtë: a dëshironi Maqedoninë e Veriut ta shihni ta avancuar dhe sërish të mos marrë datë për negociata, të cilën e presim nga viti 2005?, shkroi Zaev në mesazhin dërguar Mickovskit.

Lideri i VMRO-DPMNE-së Mickovski në duelin televiziv tha se në Ministrinë e Drejtësisë dhe bashkësinë ndërkombëtare ka dorëzuar 65 amendamente, pasi që Ministria paraprakisht i ka pranuar parimet që i kërkuan – drejtësi për të gjithë dhe gjithkënd, rregulla ndërkombëtare dhe dispozita të inkorporuara me rëndësinë e plotë dhe respektimin e të drejtave të njeriut, konform parimeve të Gjykatën në Strasburg, KE dhe Komisionin e Venecies.

Nga Ministria e Drejtësisë konfirmuan se atë mbrëmje pas përfundimit të duelit televiziv mes Zaevit dhe Mickovskit, deri te ata kanë arritur amendamente për ligjin për prokurori publike të VMRO-DPMNE-së.
Ndërkohë, zhvillohen konsultime për ligjin edhe me partitë më të vogla politike parlamentare.

evn