Takim presidentësh Shqipëri-RMV ,Meta: Negociatat, do forcojmë përpjekjet tona (video)

Pas ceremonisë shtetërore në Pallatin e Brigadave, ku presidenti i Republikës priti homologun e tij në Maqedoninë e Veriut, Stevo Pendarovski; dy presidentët dolën në një konferencë të përbashkët.
Ishte Meta ai që mori fjalën i pari duke thënë se “nuk jemi të lumtur përsa i përket negociatave, por është tepër e qartë që ndajmë një qëndrim të përbashkët”.

Marketing

“E vetmja rrugë dhe e vetmja alternative për dy vendet mbetet anëtarësimi në Bashkimin Evropian; në këtë drejtim do forcojmë përpjekjet tonë për të qenë të besueshëm, si në planin e brendshëm dhe në atë të bashkëpunimit edhe me vetë Bashkimin Evropian, në mënyrë që sa më shpejt të kemi zhvillime pozitive. Çdo ide tjetër do ishte e papranueshme, për një rajon që është jetik për të ardhmen e kontinentit; është i rrethuar nga vendet e Bashkimit Evropian”

Më tej, Meta shtoi:

“Do të forcojmë detyrat tonë të brendshme në mënyrë që sa më shpejt të jetë i mundur anëtarësimi. Duhet të bëjmë përpjekje më të mëdha dhe platforma me e mirë është ajo e Bundestagut gjerman që kërkohet një konsensus dhe një realizim i përbashkët nga të gjithë palët në vendin tonë.”

“Të intensifikojmë marrëdhëniet mes të rinjve, mesazhe sa më pozitive jo vetëm të bashkëjetesës por edhe të ardhmes së tyre të sigurt në vendet tonë, në mënyrë që të dekurajojmë çdo tendencë për t’u larguar nga vendet tona; ky është një rajon me një protencial të madh për t’u zhvilluar shpejt.”

LIVE – Konferenca e përbashkët për shtyp me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Sh.T.Z Stevo Pendarovski

Publiée par Ilir Meta sur Samedi 26 octobre 2019

Marketing