Takim pune i drejtorit Sela në MPB

Drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës së RMV-së, Ylber Sela, zhvilloi një takim pune në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), ku u takua me Xhevdet Azizin, ndihmësministër i Departamentit të Çështjeve Civile, Lidija Petrova – Mojsovska, kryeshefe e Sektorit të armëve, materialeve shpërthyese dhe të rrezikshme, Nadica Velevska, kryeshefe e Sektorit të çështjeve administrative – mbikëqyrëse, Elizabeta Popovska – Tomovska, Sllavica Mihajllovska dhe Besim Gjureci, përfaqësues të departamenteve përkatëse të Sektorit të çështjeve administrative – mbikëqyrëse.
Në takimin e punës u diskutuan çështje që lidhen me zbatimin e gjuhëve zyrtare, veçanërisht në procedurat civile, lëshimin e akteve administrative, përgatitjen e kërkesave, certifikatat, lejet, mbajtjen e shënimeve dhe regjistrave të ministrisë, si dhe çështje të tjera me interes të të dyja palëve.
Me këtë rast, drejtori Sela shprehu interes për bashkëpunim dhe ofroi ndihmë konkrete në përkthimin dhe korrektimin e formularëve dhe shabllonëve të ndryshëm për nevojat e ministrisë, dhe përshëndeti angazhimin e ndihmësministrit Azizi dhe bashkëpunëtorëve të tij në zbatimin e detyrimeve të zgjidhjes ligjore të përdorimit të gjuhëve, që të realizohen të drejtat e qytetarëve në gjuhët zyrtare dhe në procedurat për të cilat është përgjegjëse MPB-ja.

Marketing
Marketing