Takim pune mes fondit pensional të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi

Sot, më 4 mars të vitit 2019 filloi një takim pune ndërmjet Fondit të sigurimit pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut dhe Fondit të sigurimit pensional dhe invalidor të Malit të Zi.

Marketing

Sipas rendit të ditës, gjatë takimit do të diskutohet mbi zbatimin e Marrëveshjes për sigurim social ndërmjet dy vendeve, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Malit të Zi.

Temë e bisedimeve janë lëndët pensionale sipas nenit 41 të Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe RF Jugosllavisë (ripensionim) dhe Lidhja e Marrëveshjes për shkëmbimin elektronik të të dhënave në fushën e sigurimit pensional dhe invalidor e cila me disa vende tjera të rajonit tashmë funksionon me sukses dhe është mjaftë i rëndësishëm për pensionistët e tanishëm dhe të ardhshëm.

Gjithashtu lidhur me ditët e rregullta të këshillimit ndërmjet të dy fondeve dhe çështjeve tjera nga fusha e sigurimit social do të diskutohet edhe në ditën e nesrme.

Takimet e rregullta ndërmjet Fondeve në rajon kontribuojnë në shkëmbimin e përvojave për sistemet pensionale, informimit mbi zbatimin e marrëveshjeve si dhe për vazhdimin dhe përmirësimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.

Takimi do të vazhdojë edhe gjatë ditës së nesërme me 5 mars të këtij viti.

Marketing