Takim Putin-Vuçiq: Situata në Ballkan është shumë e ndërlikuar

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, në fillim të takimit të sotëm me presidentin rus Vlladimir Putin, deklaroi se ende është larg zgjidhja për kontestin për Kosovën.

Marketing

“Situata në Ballkanin perëndimor është shumë e ndërlikuar. Serbia, si shtet, çdo ditë përballet me shumë provokime. Edhe krahas përpjekjeve tona për të arritur kompromis dhe ta mbështesin paqen dhe stabilitetin, jemi shumë larg nga çdo lloj zgjidhje për Kosovën”, deklaroi Vuçiq.

Ai shtoi se “çdoherë e ka nderin të takohet me presidentin rus, Putin dhe se takimi i sotëm do të ketë rëndësi të madhe për Serbinë”.

Vuçiqi tha se Serbia mbetet e përkushtuar në parimin e neutralitetit ushtarak, gjegjësisht se nuk do të kërkojë anëtarësim në NATO.

“Dëshiroj ta shpreh falënderimin tim të madh deri tek ju, president, për qëndrimin e fuqishëm që e keni lidhur me mbrojtjen e të drejtës ndërkombëtare dhe të interesave të rëndësishme kombëtare dhe shtetërore të Serbisë”, i porositi Vuçiqi Putinit, të cilin e ftoi ta vizitojë Beogradin.

Presidenti rus shfaqi kënaqësi nga vizita e Vuçiqit dhe shtoi se “sigurisht do të kemi për çka të bisedojmë lidhur me situatën në rajon”.

Marketing