Takim rajonal në Kodrën e Diellit për vendkalime të reja të gjelbërta në turizmin malor më të mirë

Përfaqësuesit e institucioneve shtetërore përgjegjëse për ndjekjen e vendkalimeve kufitare në Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Kosovën sot dhe nesër në Kodrën e Diellit bisedojnë për mënyrat e harmonizimit dhe thjeshtësimit të procedurave për kalim të kufirit shtetëror jashtë vendkalimeve kufitare të parashikuara me qëllim të përmirësimit të sandardeve dhe cilësisë së shërbimeve për zhvillim të turizmit malor.

Marketing

“Me takimet rajonale qëllimi është të krijohen “vendkalime të gjelbërta” ku do të mund të kalojnë turistët përmes shtigjeve funksionale dhe atraktive transnacionale si pjesë e ofertës turistike në rajon. Përvoja ndajnë operatorët turistik dhe ngjashëm. Institucionet e prezantojnë rregulloren ekzistuese dhe procedurat për kalim në vendkalimet kufitare dhe si të njejtat harmonizohen me qëllim që të shfrytëzohen vendkalimet e tilla të gjelbërta. “Majat e Ballkanit”, “Aventura ballkanike për ecje” dhe “Skardus shteg” janë mes prodhimeve rajonale për turizëm malor të cilat tashmë mbahen në rajon sipas mundësive për shfrytëzim të vendkalimeve të gjelbërta”, thotë Anica Palaco, këshilltar në Shoqatën gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar (GIZ).

Takimi është pjesë e projektit rajonal “SEDRA” i financuar nga Ministria Federale gjermane për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim me qëllim të përforcimit të kapaciteteve institucionale në palët e zgjedhura të prekura në Evropën Juglindore për mbështetje të diversifikimit ekonomik të mjediseve rurale në pajtim me politikat e Bashkimit Evropian.

Marketing