Takim Rexhepi- Stefoska, në fokus gjendja në sferën e kulturës dhe institucioneve në këtë sektor

Situata aktuale në kulturë dhe institucioneve në këtë sektor, ishin në fokus të takimit të sotëm të kryetarit të Komisionit për kulturë në Kuvendin e Republikës së Veriut ,Kastroit Rexhepi nga radhët e lëvizjes Besa me ministren për kulturë, Irena Stefoska, përcjell Aktuale.mk.

Marketing

Në takim ku mori pjesë edhe zëvendës ministri për kulturë, Sedat Sulejmani u theksua nevoja për të mbështetur punëtorët kulturorë në kushtet e covid-19 përmes mekanizmave të Kuvendit.

Ja postimi i plotë i Rexhepit:

Sot në cilësinë e kryetarit të Komisionit për kulturë në Kuvendin e Republikës së Veriut, së bashku me zëvendës ministrin për kulturë, Sedat Sulejmani realizuam takim me ministreshën për kulturë, Irena Stefoska.
Biseduam për situatën aktuale në kulturë si dhe institucionet në këtë sektor, puna e të cilave zhvillohet në rrethana të vështira.
Për më tepër, u theksua nevoja për të mbështetur punëtorët kulturorë në kushtet e covid-19 përmes mekanizmave të Kuvendit.

Marketing