Takim Zaev – Micotakis: Greqia mbetet mbështetës i bisedimeve me Bashkim Evropian

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqeodnisë së Veriut , Zoran Zaev, sot pati takim pune me Kryeministrin e Greqisë, Kirjakos Micotakis të cilin  takim dy bashkëbiseduesit e vlerësuan si të rëndësishëm dhe kontribut shtesë për avancimin e raporteve mes dy vendeve.
Në takim, në të cilin morën pjesë edhe zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investime, Fatmir Bytyqi, zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, u theksua se me Marrëveshjen e Prespës, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Greqia krijuan model për zgjidhjen e suksesshme të çështjeve të hapura mes vendeve fqinje.
Kryeministri Zaev në takim me Micotakis theksoi se partneriteti i krijuar në bazë të besimit dhe raporteve miqësore mes dy vendeve, u transformua në aleancë e cila u vërtetua edhe me anëtarësimin e vendit tonë në NATO dhe se Greqia mbetet lobist dhe mbështetës i fuqishëm i vendit tonë në procesin vijues të bisedimeve me BE-në, i cili duhet të fillojë me konferencën e parë ndërqeveritare gjatë udhëheqjes së RF të Gjermanisë me Këshillin e BE-së .
Dy kryeministrat në takim biseduan edhe për bashkëpunimin e ardhshëm dhe për zbatimin e dispozitave nga Plani i Veprimit nga Marrëveshja e Prespës, mes të cilave prioritet ka vazhdimi i punës së komiteteve të përbashkëta të ekspertëve për çështje historike, arsimore dhe arkeologjike, si dhe puna e Komitetit për dialog të biznesit për gjetjen e zgjidhjeve për markat dhe brendet të mbrojtura dhe për nxitje shtesë të politikave të cilat duhet ti lehtësojnë relacionet e biznesit.
Në këtë drejtim në takim u bisedua për krjimin e kushteve për bashkëpunim më të madh ekonomik dhe intensifikimin e interkoneksionit për gaz natyror ndërmjet dy vendeve për të cilin ekziston marrëveshje përfundimtare e cila duhet së shpejti të nënshkruhet.
Kryeministrat Zaev dhe Micotakis folën edhe për ballafaqimin me pandeminë me COVID-19 dhe ranë dakord se solidariteti dhe bashkëpunimi i BE-së me Ballkanin Perëndimor në këtë drejtim duhet të vazhdojë dhe të mbindërtohet me kyçje të rajonit në politikat e BE-së për rimëkëmbje ekonomike të vendeve nga Evropa.