Takime midis kompanive të Maqedonisë dhe investuesve potencial izraelit

Tridhjetë ndërmarrje të financuara nga shtylla e tretë e Planit për rritje ekonomike, sot në B2B takime në Fondin për inovacione dhe zhvillim teknologjik (FIZHT) i prezantojnë të gjitha mundësitë para grupit të fondeve izraelite dhe sipërmarrësve të interesuar për të investuar në inovacionin e kompanive të Maqedonisë. Ata janë përzgjedhur pikërisht nga investitorët izraelitë të cilëve iu me dije lista prej rreth 200 kompanive të cilët kanë marrë mjete nga FIZHT-ja.

Marketing

“Midis dy vendeve tona ka potencial të madh për bashkëpunim veçanërisht në fushën e ekonomisë, Shpresoj se sot do të jetë një fillim i madh i bashkëpunimit me FIZHT-në. Jam këtu për t’ju ndihmuar që të krijoni kontakte”, porositi ambasadori izraelit Dan Orijan para fillimit të takimit të investuesve izraelitë dhe kompanive të Maqedonisë – shfrytëzues të FIZHT-së.

Jemi këtu, theksoi, me kompanitë izraelite dhe investuesit për të parë çka mund të bëjmë së bashku.

“Kam ftuar disa miq të mi dhe investues për të ardhur këtu dhe të shikojnë disa nga kompanitë tuaja dhe të shohin ku mund të bashkëpunojmë. Për Izraelin, Ballkanin dhe Maqedoninë e Veriut janë shumë të rëndësishëm dhe tani më kemi pasur shumë fillime solide me FIZHT-në . Jemi të gatshëm për bashkëpunim dhe le të fillojmë me punë. Jemi të interesuar për bashkëpunim në IT sektorin, gjithçka që ka lidhje me inovacionet, turizmin. Tani më kemi bashkëpunim në fushën e mjekësisë dhe shëndetësisë, por shoh potencial të madh në bujqësinë inovative, si dhe në sajber sigurinë”, tha Orijan.

Vitin e kaluar kemi pasur Hakaton në Manastir dhe në bashkëpunim me FIZHT-në, shtoi dhe ekspertët izraelitë më thanë se sipërmarrësit e rinj këtu janë më të mirët që i kanë parë deri më tani dhe porositën “le t’i rrëmbejmë”.

“Kërkuam nga Qeveria për ta parë listën e kompanive që janë të financuara nga ajo për të vlerësuar çka financohet. Qeveria e Izraelit në vitet e 80-ta të shekullit të kaluar ka dhënë shumë për kompanitë dhe prandaj sot nuk duhet të jepet asgjë. Shpresoj se shumë shpejtë kjo do të ndodh edhe tek ne”, potencoi Orijan.

Drejtori i Fondit për inovacione dhe zhvillim teknologjik, Jovan Despotovski theksoi se në takimin e sotëm në FIZHT janë të pranishëm 30 kompani të Maqedonisë të mbështetura nga Fondi që vetë i kanë përzgjedhur biznesmenët izraelitë të gatshëm për të investuar në vend.

“Duam të tregojmë se vendi më nuk është një ishull i izoluar dhe gradualisht bëhet pjesë e vijimeve globale ekonomike dhe kapitale, ndërsa takimin e sotëm do ta shfrytëzojmë për të prezantuar 30 kompani të Maqedonisë të cilat ishin aplikues të suksesshëm dhe financiarisht mbështeten në kuadër të Planit për rritje ekonomike të Qeverisë që e realizuam vitin e kaluar. Kompanit janë nga pjesa e industrisë ajrore, bioteknologjisë, mjekësisë, makinerisë, energjetikës, IT sektorit dhe mjedisit jetësor”, deklaroi Despotovski para fillimit të takimeve.

Ai theksoi se investuesve potencial izraelitë së pari do t’u prezantohet çka ka bërë Qeveria dhe FIZHT-ja në planin e inovacioneve dhe zhvillimit teknologjik dhe më pas do të mbahen takime afariste me kompanitë.

“Pres se do të fillojnë të projektohen konturet e para të bashkëpunimit të mundshëm të ardhshëm midis këtyre 30 kompanive nga Maqedonia dhe përfaqësuesit e nëntë fondeve dhe sipërmarrësve investues nga Izraeli. Javën e kaluar hapëm një mundësi që kompanitë nga Maqedonia të shfrytëzojnë mundësi për financimin përmes platformës estoneze dhe sot janë këtu miqtë tanë izraelitë dhe investuesit potencial”, ka thënë Despotovski.

Theksoi se FIZHT-ja edhe në periudhën në vazhdim do të vazhdojë me aktivitetet për hapjen e mundësive që kompanitë e Maqedonisë të gjenerojnë mjete për financim nga burimet e huaja.

Marketing