Takime të Kryetarit Xhaferi me delegacionet e Meksikës dhe Bosnjës dhe Hercegovinës në UIP

​”Në kuadër të Asamblesë së 141. të Unionit Interparlamentar (UIP), që mbahet prej më 13 deri 17 tetor të vitit 2019 në Beograd, Republika e Serbisë, delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në UIP, i paraprirë nga Kryetari Talat Xhaferi, sot realizoi takim me delegacionet e Meksikës dhe Bosnjës dhe Hercegovinës në UIP.

Marketing

​Në takim me delegacionin e Meksikës, të paraprirë nga Laura Anhelika Rohas Ernandez, Kryetare e Dhomës Përfaqësuese, u theksua se edhe krahas distancës së madhe gjeografike, ekzistojnë mundësi të shumta për përforcimin e bashkëpunimit ndërparlamentar të Maqedonisë së Veriut dhe Meksikës, sidomos në kuadër të Unionit Interparlamentar, si edhe në nivel bilateral.

Ndërmjet dy vendeve ekzistojnë nisma për bashkëpunim konkret, veçanërisht në tre fusha: në ekonomi, turizëm dhe kulturë, si edhe interes i përbashkët për avancimin e kornizës juridike. Hapja e Konsullatës së Nderit të Shteteve të Bashkuara të Meksikës në Shkup ishte vlerësuar si hap i rëndësishëm në avancimin e bashkëpunimit të përgjithshëm ndërmjet dy vendeve. Në takim u bisedua edhe për nevojën për abrogimin e vizave për hyrje në Meksikë për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me qëllim të thellimit të marrëdhënieve bilaterale në të gjitha fushat me interes të përbashkët. Nga ana e Kryetares Rohas Ernandez u drejtuan urime për nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës, me çka u hap rruga për integrimet euroatlantike të Maqedonisë së Veriut.

Në takimin me Nebojsha Radmanoviq, zëvendës kryesues i Dhomës Përfaqësuese dhe me Nikolla Shpiriq, zëvendës kryesues i Dhomës së Popujve të Asamblesë Parlamentare të Bosnjës dhe Hercegovinës, ishte shprehur kënaqësi e ndërsjellë që marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale ndërmjet dy vendeve janë konfirmuar me dinamikën e përforcuar të këmbimit të vizitave në nivelin e lartë dhe shumë të lartë. Ishte theksuar se përpjekjet për pasurimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët janë të ndërsjella, sidomos në pjesën e integrimeve evropiane dhe euroatlantike dhe këmbimin e përvojave në këtë plan. Gjithashtu, ishte theksuar nevoja për përforcimin e dimensionit ekonomik të bashkëpunimit bilateral dhe për krijimin e kushteve të volitshme për zhvillimin e tij të papenguar.

U bë fjalë edhe për domosdoshmërinë e përmirësimit të ndërlidhjes infrastrukturore në rajon, si edhe për rëndësinë e vëllazërimit të më shumë qyteteve të Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjës dhe Hercegovinës. Në fund të takimit u konstatua se ekziston hapësirë për avancimin e bashkëpunimit parlamentar ndërmjet dy vendeve miqësore, me vizita të ndërsjella të kryetarëve të parlamenteve dhe grupeve parlamentare për miqësi dhe bashkëpunim.” – shprehen nga kabineti i Kryeparlamentarit Xhaferi.

Takime të Kryetarit Xhaferi me delegacionet e Meksikës dhe Bosnjës dhe Hercegovinës në UIP​Në kuadër të Asamblesë së…

Publiée par Talat Xhaferi sur Mardi 15 octobre 2019

Marketing