Takimi Grubi – Koja: OSBE-ja është mbështetëse e madhe e vendit tonë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe
marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot priti në takim
shefin e Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorin Klemens Koja.

Marketing

Në këtë takim bashkërisht u konstatua se nevojitet një përkushtim nga të
gjitha subjektet politike në vend me qëllim të zgjidhjes efektive të
çështjeve që janë në të mirë të qytetarëve.

Zëvendëskryeministri i parë Grubi me këtë rast ka informuar ambasadorin
Koja se Republika e Maqedonisë së Veriut vazhdon të ndjek politikë
gjithëpërfshirëse në mënyrë që të arrij mirëkuptim mes bashkësive etnike
në vend por edhe mes qeverisë dhe opozitës sa i përket çështjeve kyçe.

Në këtë takim të dy bashkëbiseduesit diskutuan edhe për shënimin e 20
vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit si dhe arritjet e sfidat që
kanë dal dhe vazhdojnë të burojnë nga kjo Marrëveshje historike.

Grubi me këtë rast gjithashtu ka thënë se Qeveria është e përqendruar në
funksionimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, në frymën europiane, jo
vetëm për shkak të aspiratave për integrim në BE por edhe si një vend i
përgjegjshëm që kontribuon në paqen rajonale por edhe atë botërore si
një vend anëtar i ri i NATO-së.

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe
marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi, falënderoi OSBE-në për
përkrahjen në proceset demokratike të vendit, kurse vlerësoi se është
nder për Republikën e Maqedonisë ës Veriut që të kryesojë me OSBE-në në
vitin 2023 për herë të parë që nga viti 1995 kur vendi u bë anëtare e
OSBE-së.

Në takim, vëmendje e veçantë iu kushtua edhe çështjeve në fushën e
legjislacionit zgjedhor, me ç’rast zëvendëskryeministri i parë Grubi ka
thënë ambasadorit Koja se fokusi është dhe do mbetet në rekomandimet e
OSBE-së për përmirësime në këtë fushë.

Marketing