Takimi i liderëve, Taravari: Dikush po e sheh rrezik Selën, shihemi në zgjedhje!

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari deklaroi për INA se kreu i partisë së tyre Ziadin Sela është lider i pakontestueshëm i opozitës shqiptare dhe se dikush këtë po e sheh si rrezik.

Marketing

Ai këtë e theksoi duke komentuar mosftesën e Selës në takimin e liderëve të katër partive sot në Shkup.

“ASH në zgjedhjet e fundit është dëshmuar se është prijëse në kampin politik shqiptarë, duke dalur parti e para në zgjedhje dhe duke fituar në tre komuna të rëndësishme dhe shumë vota në komuna tjera. Nuk ka sondazh që nuk e nxjerrë Selën si partinë e parë opozitare shqiptare. Ai është i pakontestueshëm, por këto fakte për dikë janë rrezik dhe është një moment që s’dua ta komentojë”, deklaroi për INA, Arben Taravari.

Ai tha se vendi është në prag të zgjedhjeve të reja parlamentare dhe se nuk ka dilema që ASH do të jetë partia e parë shqiptare në Maqedoni. (INA)