Takimi Kosovë-Serbi vazhdon edhe sot në Uashington, shpresë për një marrëveshje finale

Delegacioni i Kosovës dhe Serbisë vazhdojnë sot takimin në Uashington, ku pritet të nënshkruhet edhe marrëveshja për bashkëpunim ekonomik.

Marketing

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pas takimit, ka deklaruar se kanë bërë një hap të madh drejt përmbylljes së marrëveshjes finale.

Përfaqësues të mediave shqiptare që janë në Uashington, thonë se dy delegacioneve iu është ofruar një draft i marrëveshjes përfundimtare dhe pastaj janë tërhequr nga ndërmjetësit në mënyrë që mos të dal në media.

Kurse, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se në atë draft marrëveshje nuk kishte asgjë të re, duke shtuar si kërkohej njohja e shtetit të Kosovës.

Përndryshe, përveç vazhdimit të takimit, nesër në SHBA janë paraparë edhe dy takime tjera. Ai në Shtëpinë e Badhë dhe me sekretarin Pompeu, ku edhe do të ketë konferencë për media.

Marketing