Takimi me homologët e BE, infektohen dy ministra të jashtëm

Ministrat e Jashtëm të Austrisë dhe Belgjikës kanë rezultuar të infektuar me Covid 19,  pas një takimi me homologët e tyre të BE-së, në fillim të javës.

Marketing

Lajmi i publikuar nga Reuters ngre shqetësimin se ky takim mund të jetë kthyer në një parhapës të virusit edhe për të tjerë persona.

Ministri i Jashtëm i Austrisë Alexander Schallenberg dhe Ministrja Belge Sophie Ëilmes ishin ulur pranë njëri-tjetrit gjatë një pushimi në takimin e Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së, i mbajtur të hënën në Luksemburg, njoftoi zëdhënësja e ministrit austriak.

“Dyshohet se ministri u infektua në Këshillin e Punëve të Jashtme në Luksemburg të hënën”, tha zëdhënësja ndërsa shpjegoi se ai nuk kishte simptoma por ka rezultuar pozitiv në test.

Ndërsa, ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas dhe ministrja e jashtme suedeze, të pranishëm në këtë takim, kanë rezultuar negative në testimet e kryera.

Marketing