Takimi Osmani – Kapelot: Do të krijohen kushte për regjistrim suksesshëm në vitin 2020

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani, mbajti takim me Delegacionin e Eurostat kryesuar nga Drejtori sektorial, Eduardo Baredo Kapelot, njofton Zhurnal.

Marketing

Në takim u hapën temat për bashkëpunim të Eurostatit me Republikën e Maqedonisë së Veriut, në veçanti në prag të mbajtjes së regjistrimit, e cila pritet të realizohet vitin e ardhshëm.

“Ligji i ri për regjistrim është në fazën finale në procedurë qeveritare, dhe së shpejti pres që të miratohet me çka do të hyjë edhe në procedurë parlamentare. Plani ynë është që nuk do të kemi pengesa ta mbajmë regjistrimin në vitin e ardhshëm 2020, për të cilën përgatitjet do të fillojnë që nga ky vit, për të cilën pres që të kemi proces të suksesshëm nga i cili do të fitojmë rezultate të besueshme”, theksoi Osmani.

Osmani theksoi në nevojën e një bashkëpunimi më të afërt mes Eurostat dhe institucioneve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, jo vetëm si trup i njohurisë së lartë dhe fushës së përvojës, por edhe si autoritet i pakontestueshëm, në drejtim të mënjanimit të çfarë do lloji dyshimi në besueshmërinë e rezultateve, që është e një rëndësie të veçantë për vendin duke pasur parasysh përvojën jo të mirë dhe mosbesimin e krijuar nga dështimi i zbatimit të procesit radhën e kaluar./Zhurnal.mk