Takimi vjetor i Grupit Punues të Sektorit të Mjedisit dhe Aksioneve Klimatike

“Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, mori pjesë në Grupin Punues të Sektorit për Mjedisin dhe Aksionet Klimatike, në të cilin u prezantuan dhe diskutuan indikatorët kryesorë të mjedisit.

Marketing

Në fjalën hyrëse të ministrit Nuredini u theksua se një nga kriteret kryesore për zbatimin e Qasjes sektoriale ndaj mjedisit është përkufizimi dhe monitorimi i Kornizës së Vlerësimit të Performancës (PAF), të cilat prezantojnë një nga kriteret më të rëndësishme për arritjen e Qasjes Sektoriale në fjalë dhe qëllimi kryesor është që të maten reformat në këtë sektor.

Në këtë drejtim, qëllimi kryesor i këtij Grupi Punues të Sektorit të Mjedisit është t’i analizojë, diskutojë dhe në fund të fundit t’i miratojë indikatorët e Kornizës së Vlerësimit të Performancës, të zhvilluara nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me ndihmën teknike të ofruar nga projekti “Mbështetje për menaxhimin e Projektit të Fondeve të BE-së”.

Grupi Punues i Sektorit të Mjedisit dhe Aksionet Klimatike, i njohur si një kornizë e tillë, është një platformë fleksibile e koordinimit të politikave që iu lejon aktorëve të ndryshëm të marrin pjesë në formate të ndryshme dhe në nivele të ndryshme të vendimmarrjes, ku mund të konsultohen palë të ndryshme. të përfshira në këtë sektor.

Në këtë kontekst, krijimi i një kornize të vlerësimit të efikasitetit bazuar në përparësi të qarta, indikatorë, burim të informacioneve dhe mekanizma monitorimi dhe vlerësimi do të mundësojë monitorim të vazhdueshëm të progresit në këtë sektor.

Në takim morën pjesë aktive përfaqësues të institucioneve shtetërore, përfaqësues të Delegacionit të BE-së, komunitetit të donatorëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe organizatat e shoqërisë civile dhe dhanë pikëpamjet e tyre se si mund të përmirësohet sistemi i monitorimit të përparimit në të ardhmen.

Ministri Nuredini theksoi se ky takim i Grupit Punues të Sektorit nuk është një pikë përfundimtare por një pikë fillestare për përmirësimin e cilësisë dhe numrit të indikatorëve për Kornizën e Vlerësimit të Performancës. Në të ardhmen, indikatorë të rinj mund të përfshihen dhe ne patjetër që do të kemi mundësinë të diskutojmë më tej me synimin për të rishikuar dhe përmirësuar sistemin e indikatorëve të mjedisit dhe monitorimit të tyre.” – zyra për informim, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

Marketing