Takimi Vuçiq-Pompeo, Serbia me shpresa se SHBA-të do të kërkojnë heqjen e taksës

Sot në Nju Jork do të takohet presidenti serb, Aleksander Vuçiq me sekretarin amerikan të shtetit, Mike Pompeo.

Marketing

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq këtë takim e ka quajtur si shumë të rëndësishëm për të dy vendet, si dhe për çështjen e arritjes së marrëevshjes finale me Kosovën, shkruan lajmi.net.

Daçiq thotë se mesazhi i Pompeos për Kosovën do të jetë heqja e taksës, në mënyrë që t’i lirohet rruga vazhdimit të dialogut mes Prishtinës e Beogradit.

Pompeo, përveq me presidentin e Serbisë, në Nju Jork pritet të takohet edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

Kujtojmë se dialogu mes Kosovës e Serbisë ka hyrë në fazë bllokade pas vendosjes së taksës 100 për qind nga Qeveria e Kosovës.

Vendimi në fjalë tash e sa kohë është kërkuar që të kthehet prapa nga SHBA-të e Gjermani, në atë formë që t’ë zhbllokohet procesi i normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Marketing