Takimi VV-LDK, reagon QUINT-i: Ne nuk ndërmjetësojmë e as nuk përkrahim ndonjë parti

Përfaqësuesit e shteteve të Quintit në Kosovë kanë dal me një deklaratë të përbashkët për media në lidhje me takimin e sotëm që do të mbahet në mes të VV-së dhe LDK e ku u tha se do të jenë prezent edhe ambasadorët e këtyre shteteve.Në një deklaratë lëshuar nga ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara sqarojnë qëndrimin e tyre në lidhje me procesin e formimit të qeverisë në Kosovë.

Marketing

Aty thuhet se janë ta pasakta konkludimet se QUINT-i përkrah një parti apo kandidat të caktuar.

“Siç është cekur në deklaratën tonë të 30 gushtit 2019, ku thuhet se ‘Ne përfaqësojmë shtetet që janë thellësisht të përkushtuara ndaj Kosovës demokratike dhe të pavarur. Çdo sygjerim se qeveritë tona përkrahin ndonjë parti apo kandidat të veçantë në zgjedhje është i pasaktë… përgjegjësia për të ardhmen e Kosovës, për udhëheqësit e Kosovës, dhe për vetë Kosovën, është vetëm e juaja, e popullit të Kosovës”. Ne nuk do të ndërmjetësojmë. Ne i inkurajojmë të gjithë aktorët politikë në Kosovë që të përqendrohen në aspiratat e popullit të Kosovës”, thuhet në deklaratë të shteteve të QUINT-it.