Takimi Zaev – Gashi/ Alternativa: Kemi marrë leje prej Ziadin Selës

Burime partiake nga Alternativa ekskluzivisht për Gazetën Lajm njoftojnë lidhur me detajet e takimit mes liderit të tyre, Afrim Gashi dhe liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, i cili prej nesër e merr mandatin për kryeministër.

Marketing

“Ishte një drekë e përbashkët mes dy liderëve. Takimi është caktuar prej më herët, por shkaku i periudhës me aktivitete intensive u realizua tani. Prej kur u caktua, takimi ishte paraparë të zhvillohet larg syve të opinionit”, thonë nga Alternativa.

Nga kjo parti thonë se për takimin është në dijeni të plotë edhe kreu i Aleancës për Shqiptarët dhe se si koalicion nuk kanë lëvizur aspak nga qëndrimi se do të presin që BDI të shterrë negociatat për kryeministrin shqiptar.

Marketing